STOP-EMISIONI 140(Sezoni 10) 17 Mars 2025-I hyn te atit me force ne shtepi dhe e dhunon, por akuzon 88 vjecarin.

Nazmi Hasa, një i moshuar 88 vjec nga Korca, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”, pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh, duke i thënë, se do t’ia kthente, kur t’i zinte dora lekë. Jemi rikthyer në Korcë, pasi Nazmiu është përballur me të bijën në 22 shkurt 2025, pas dy vitesh, që nuk fliste me të.Vajza, Kostandina Hasa, e ka dhunuar të atin në shtëpinë e tij, duke hyrë me forcë në banesë.Si të mos mjaftonte kjo, Kostandina ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga i ati 88 vjecar, me të cilin është dhe në proces gjyqsor, pasi ka dashur t’i marrë shtëpinë me dokumenta të falsifikuara.Një komshi, dëshmitar i situatës së dhunës, tregon, se ishte Kostandina, ajo që tentoi hyrjen me forcë në banesën e babait të moshuar.Ne e takuam zonjën Hasa, por ajo mohoi të kishte dhunuar babain, edhe pse incidenti ka ndodhur në shtëpinë e këtij të fundit.

Lulzim Basha, i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, duke i thënë, se është nëpër takime elektorale së bashku me euroatlantikët e tij. Basha, me një gjuhë jo tipike për të, i ka kujtuar Ramës deputetët e zyrtarët, që tani ndodhen në qeli.

Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88 vjecar, kërkuam të ishim prezent në seancën gjyqsore të 13 marsit, por gjyqtarja Dorinela Nikolli nuk e pa të arsyeshme të na lejonte, pasi zonja u intimidua.Gjatë seancës u mor për bazë një ekspertizë mjeko-ligjore, që nuk i është dhënë prokurorisë, por vetë Kostandina ia vuri në dispozicion trupit gjykues.Mjeku ligjor Gjergj Kacauni, thotë, se nuk i kujtohet rasti, por pretendon, se ekspertiza nuk ka dalë prej tij.Nga ana tjetër OPGJ Ledjo Golemi thotë, se i ka dorëzuar ai materialet në prokurori, por dokumenti i mjekut ligjor, nuk ka dalë gjithashtu prej tij.Avokati Arben Llangozi shprehet, se gjyqtarja Dorinela Nikolli e kishte paragjykuar cështjen, duke marrë një vendim në prezencë të parregullsive dhe shkeljeve.

Të Fundit