Së fundi kemi transmetuar disa denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin, se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona, që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja, se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati, Agron Golja, i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017. Të ardhurat e qirasë së pronës, me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Gjithcka ka nisur me një kërkesë-padi të janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjensisë së Kthimit të Pronave. Përmes këtij procesi gjyqsor Suzana kërkon të bëhet pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil. Bëhet fjalë për një pronë me vlerë tregu rreth 300 milionë euro. Palë procesin e mbyllur në kohë rekord, për tre muaj, kanë qenë Agjensia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, dy institucione Kushtetuese, që mbrojnë interesat e shtetit Shqiptar. Ka dyshime, se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit Kristaq Kutra është e falsifikuar, nëse krahasohet me të të tjera nënshkrime të tij. Trupi gjykues, me kryesues Alltun Cela, dhe anëtarë Nevrie Duka dhe Petrit Aliaj, vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Cini, duke e bërë pronare të 100 hektarve prona në Ksamil. Ish-kryetari i Gjykatës Sarandë Alltun Çelën, i shmanget shpjegimit, duke thënë, se nuk i kujtohet rasti.Menjëherë pas transmetimit tonë, Avokatura e Shtetit ka falenderuar emisionin “Stop”, duke rivendosur afatet për këtë vendim, i cili tani do të apelohet nga ky institucion shtetëror.
Gjykata e Apelit vendosi sot të lerë sërish në qeli kryetarin e bashkisë së Tiranës. Ndërkohë nga zhvillimet e publikimit të listave për deputetë, Dashnor Sula i PD-së mbeti jashtë dhe ia bashkua partisë “Shqipëria bëhet”.Komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos i dhuroi sot në Tiranë kryeministrit Rama bluzën e ekipit europian me numër 11, duke deklaruar, se kur Shqipëria të përfundojë negociatat, ajo do të marrë Ramën e do të ngjitet në malin e Korabit.
Jemi në qytetin e Fierit, pasi një 85 vjecare, Myfarete Vrenozi, nga shtrati i sëmundjeve, shprehet, se nuk do që të ikië nga kjo jetë, pas kryer legalizimin e shtëpisë, që e pret që nga viti 2016.Edhe nusja e shtëpisë Marjana Vrenozi tregon, se kanë kryer aplikimin, por nuk po zgjidhin gjë. Në këto kushte ajo thotë, se nuk mund të riparojë as mykun e taracës.Nga shqyrtimi i dokumentave, rezulton, se leja e shtëpisë, që i përket vitit ’82, nuk gjendet, pasi në vitin ‘97 janë djegur arkivat.