Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”, duke goditur një aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit, u zbulua një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.
Si rezultat i kontrolleve, policia ka sekuestruar 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike, të cilat u morën si prova materiale. Në lidhje me këtë ngjarje, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.