Pak javë më parë u publikua një lajm, se disa rrjete sociale denigronin vajzat minorene në qytetin e Fierit, duke shpërndarë foto e materiale private të tyre. Më pas, u shkruajt, se pas kësaj veprimtarie qëndronte një 17 vjecar me emrin Klevis Kamberaj.Vetë Klevisi thotë, se po e përjeton keq gjithë këtë situatë. Ai thotë, se nuk ka gisht fare në këtë histori dhe është detyruar të lerë shkollën, pasi e kërcënojnë me jetë.Edhe e ëma e Klevisit tregon, se familja ndjehet e kërcënuar, pasi edhe poshtë shtëpisë u kanë vajtur shumë persona.Babai i djalit shkon në polici, ku i thonë, se kanë dijeni, që Klevisi nuk ka të bëjë me publikimin e fotove online.Sipas avokatit Andi Doko, policia duhet të mbrojë të riun dhe ta shoqërojë në shkollë dhe në shtëpi.Psikologu Skënder Ravolli, shprehet, se prindërit dhe shkolla duhet të punojnë për të tilla raste, që janë në rritje.Gazetari i “Stop” në bashkëpunim me policinë ndihmojnë 17 vjecarin, duke garantuar mbrojtje të jetës, pasi të gjithë e akuzojnë atë, se ka përdorur një llogari në rrjete sociale për të denigruar minorenë në Fier.
