Pesë persona janë arrestuar në Valias të Kamzës pasi janë përshirë në një sherr fizik. Të arrestuarit janë dy kryefamiljarë dhe tre djemtë e tyre.
Sipas policisë, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se janë goditur me sende të forta.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.