“Je i dehur”/ Bashkëfshatari i kërkoi mos t’i jepte makinës, 53-vjeçari e kanos me thikë, arrestohet

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi ka kanosur me një mjet prerës thikë bashkëfshatarin e tij, i cili ndërhyri për t’i penguar që të drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit, 53-vjeçarit iu sekuestruan dy mjete prerëse, një prej të cilave ishte përdorur për kanosjen e bashkëfshatarit të tij.

Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.

Sipas burimeve zyrtare, menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit