Skandal në stomatologji: Dentistë turq pa licencë kryejnë ndërhyrje në Tiranë dhe Vlorë!

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një stomatologe për konkurencë të pandershme nga dentistë, që punojnë pa licensë. Ajo thotë, se stomatologët turq Melik Balikçi, Ziko Balikci dhe Ibrahim Balikci, kanë klinika dentare në Tiranë dhe Vlorë, por nuk kanë licencë nga Urdhri i Stomatologut në Shqipëri.Ne udhëtuam drejt Vlorës dhe bëmë një konsultë me Melik Balikci në klinikën e babait të tij Ziko Balikci.Edhe në zemër të Tiranës, në Blanco dental realizuam një konsultë me Ibrahim Balikci.Ata bëjnë grafi, pastrim dhëmbësh, implante dhe ndërhyrje kirurgjikale.Në QKB është hapur një klinikë dentare në emër të Zekerye Balikci, që ka të njejtën adresë, të klinkave, që vizituam në Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë në listën e licensave të stomatologëve asnjë nga emrat e mjekëve turq, nuk rezulton. Nga Urdhri i Stomatologut na thanë, se ata nuk kanë licensë.

Të Fundit