Një qytetar nga Elbasani është drejtuar në “Stop”, pasi tregon, se kur u nda nga e dashura, me të cilën kishte bashkëjetuar për pak kohë, ajo hapi adresa false në Instagram dhe tik tok, ku postonte foto nudo të ish-partnerit. I riu thotë, se është drejtuar pranë zyrës së krimit kibernetik në Policinë e Elbasanit dhe nuk i është marrë denoncimi. Pak ditë më vonë ai shoqërohet në komisariat, pasi vajza kishte bërë denoncim të njejtë, por djali thotë, se fotoja, që ai kishte postuar ishte pa fytyrë dhe dukeshin vetëm flokët. Ai thotë, se kishte postuar, që ta shihte vetëm ajo dhe jo të tjerët. Megjithatë postimet në tik tok vazhdojnë dhe kërkesa e tij është, që të fshihen fotot e videot intime dhe ato adresa të mbyllen.Në një bisedë me ish-të dashurën, kjo e fundit, i thotë, që nuk ia fal, që e la.
