Basha regjistrohet në zgjedhje me “Koalicioni Euroatlantik”, pa hequr dorë nga PD

Lulzim Basha është regjistruar në zgjedhjet e 11 majit me një manovër proceduriale, pa hequr dorë nga drejtimi i PD-së dhe mbajtja e siglës.

Siç mësohet nga shkresa e regjistruar, PD e Bashës, e cila vijon luftën ligjore për të marrë legjitimitetin, në zgjedhje është regjistruar si një koalicion politik.

Drejtuesi ligjor i të cilit siç thuhet në shkresë është Endri Hasa. Në njoftimin e PD theksohet se Koalicioni Euroatlantik regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 11 majti.

Ky subjekt politik është instrumenti ligjor me të cili PD- Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në zgjedhje.

Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-Demokratët Euroatlantikë, që parashikon vijimin e rekursit në Gjykatë të Lartë për vendimin e padrejtë të Apelit, si dhe marrje pjesë me çdo kusht në zgjedhje, Demokratët Euroatlantikë, që tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe programin, do të jenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme politike.

Basha regjistrohet në zgjedhje me “Koalicioni Euroatlantik”, pa

Të Fundit