Ngatërroi marshin e makinës teksa dilte nga parkimi dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin

Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lënduar një person.

Një mjet i drejtuar nga një shtetase rreth të 56 vjeçe, ka përplasur një kalimtar teksa dilte nga parkimi me mjetin e saj.

Ajo raportohet se ka hipur mbi trotuar dhe pasi ka marrë para një tezgë, ka goditur dhe qytetarin.

I lënduar ka mbetur një 70-vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas deklaratave të drejtueses së mjetit tip Benz, ka ngatërruar marshin, dhe në vend të dilte mbrapsht ka hipur mbi trotuar dhe ka shkaktuar aksidentin.

Të Fundit