Një alarm për bombë ka mbërritur paraditen e së premtes në kolegjin privat ‘Turgut Ozal’ në kryeqytet.
Në shkollë kanë mbërritur forcat xheniere dhe hetojnë nëse bëhet fjalë për një mjet shpërthyes apo është një alarm i rremë, siç ka ndodhur rëndom në shkolla të ndryshme.
Stafi i shkollës ka nisur me evakuimin dhe shoqërimin e fëmijëve nëpër banesat e tyre.
“Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë!
Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare”, shkruhet në mesazhin që iu është dërguar prindërve nga stafi i Kolegit “Turgut Ozal”.