Pak kohë më parë treguam, sesi ish gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka deklaruar pranë ILDKPI-së, se jeton në një apartament 80 m 2 afër qendrës së qytetit.Sipas informacioneve, gjyqtarja ka ndërtuar edhe pa leje në tarracën e pallatit. Ne e kemi dokumentuar që në vitin 2019 ndërtimin pa leje, që ka bërë Fetahu, duke e përshtatur në kuzhinë dhe ambiente relaksi.Iu drejtuam në atë kohë IMT-së Elbasan, drejtuesi i së cilës, na tha, se ndërtimin pa leje nuk e kishte bërë gjyqtarja, por një banor tjetër komshi me të. Por ky i fundit, sipas drejtorit të IMT-së, jeton jashtë Shqipërisë.Kjo përgjigje ishte një gënjeshtër, për të mbrojtur interesat e gjyqtares Fetahu. Kryeinspektori i ri na kërkoi kohë, për të gjetur dhe zgjidhur rastin.Ne jemi rikthyer në pronën e ish-gjyqtares dhe kemi konstatuar prishjen e ndërtimit pa leje nga ana e IMT-së.
