Një nxënës 16-vjeçar në Burrel ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se dy nxënës janë zënë me njëri-tjetrin në shkollën “Gjergj Kastrioti Baz”.
Gjatë sherrit njëri ka goditur me thikë shokun, i cili është transportuar në Spitalin e Burrelit.
Nga informacionet e deritanishme i plagosuri po i nënshtrohet një operacioni.