Kryeministri: Nëse nuk mbroni Edi Ramën, harrojeni SPAK

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili u vendos në masën e sigurisë arrest me burg dje, nuk është i pandehur. Në komunikimin e tij në rubrikën “Sy më Sy”, Rama theksoi se pa të dhe pa Partinë Socialiste (PS), nuk do të mund të ekzistonte SPAK. Ai shtoi se kritikat ndaj tij dhe sulmet ndaj SPAK janë të pavlera, duke u shprehur se “nëse nuk mbrohet Edi Rama dhe PS, harrojeni SPAK”. Rama theksoi se, pa mbështetje nga PS, SPAK nuk mund të funksiononte.

“Sa kam hapur sytë herët si gjithmonë, se bëj edhe stërvitjen, më është kujtuar fjala e Winston Churchill. Studioni historinë, aty gjenden sekretët e shtetbërjes. Pse mu kujtua kjo? Do mundohem ta shtjelloj me ju se ishte mendimi i parë sa hapa sytë? Jemi të sigurt ne në këtë diskutim, ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari dikush që edhe prokuroria nuk i ka provat e duhura. I pandehuri është diskush që prokurori thotë dua burg për këtë person, kam këto prova fillo gjyqin.

A e dini që kryetari i bashkisë nuk është i pandehur. Pra vetëm prokuroi nuk mendon që nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme.

Statusi i Veliajt sot tregon këtë. Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK. Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAK.

Të Fundit