Letra e 17-vjeçares që u vetëvar në Gjirokastër: Shokët tallen me mua! Nuk më vjen turp për veshjen time, kaq mundësi kanë prindërit

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares Irsa Muçollari për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që e reja përjetonte nga shoqëria e saj në shkollë.

Në ditën që ajo kishtë marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës, Irsa ishte larguar 3 herë nga shkolla dhe ishte nisur për në shtëpi, ku çdo herë brenda në banesë kishte qenë babai i saj

Ajo ka vrarë veten në dhomën e saj ndërsa pas ka lënë një letër ku shkruante se askush nuk e afron dhe se të gjithë e tallin për paraqitjen e saj.

“O Zot, perse po vuaj keshtu valle? Une jam kjo qe jam, dhe miqte dhe shoket kerkoj te me respektojne. Por ata tallen me mua. Une ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetmine time.

Nuk me vjen turp per veshjen time. Kaq mundesi kane prinderit e mij, babi im qe kujdeset aq shume per mua aq sa dhe mami.

Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemren time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonese jam hapur.

Perse u dashka te vuaj? Valle kjo eshte jeta?”, shkruante 17-vjeçarja në letrën e siguruar nga burimet mediatike.

Irsa Muçollari e ka shkruar këtë letër në anglisht dhe e kishte fshehur në kapakun e celularit të saj. Kjo letër ka hedhur dritë mbi arsyet e tmerrshme që çuan 17-vjeçaren drejt marrjes së këtij akti ekstrem.

Tashmë autoritetet kanë marrë dëshmitë e të gjithë stafit të gjimanzit “Siri Shapllo” ku studionte 17-vjeçarja si të gjithë shoqërinë e saj.

Të Fundit