Një ditë pas arrestimit të Veliajt, Rama takon nënkryetarët e bashkisë Tiranë

Kryeministri Edi Rama është parë të dalë nga godina e Bashkisë së Tiranës, ku ka takuar nënkryetarët. Vizita vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.

Ndërkaq, këtë të martë, kreu i qeverisë ka reaguar për herë të parë për arrestimin ndaj Veliajt.

“Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment”, tha Rama në një komunikim live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Të Fundit