Mediu në protestën e opozitës: Duhet t’u kthejmë shqiptarëve besimin në Zot

E para që hapi protestën e opozitës ishte Floriana Garo, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike. Ajo theksoi se “sot demokratët janë më të bashkuar se kurrë”.

“Qytetarë guximtarë, demokratë e patriotë të vërtetë. Jemi bashkë në këtë shesh sepse nuk pranohet më vjedhja e tradhtia ndaj kombit. Ja ku jemi siç premtuam! Më të fortë e të bashkuar! Jemi këtu për t’i dalë Zot Shqipërisë, ka ardhur koha e ndryshimit të madh. Koha e fitores!”, tha Garo nga podiumi.

Fill pas saj, mbajti fjalën kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, si një konfirmim i “bashkimit të forcave” me PD-në.

Mediu e nisi fjalën e tij në protestën e opozitës para kryeministrisë me një përshëndetje, që sipas tij vjen nga miqtë amerikane në Kongres dhe Senat.

Mediu tha se SHBA-të janë miqtë e Shqipërisë që duan vendin tonë të drejtë dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai tha se nuk janë për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve.

“Ju sjell përshëndetjet më të mira nga miqtë nga SHBA në Kongres dhe Senat, ata që në kanë mbështetur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Miq që duan një Shqipëri të drejtë me zgjedhje të lira.
Ne nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Jemi për ata që sakrifikuan në emër të lirisë. Sot qeveria tallet me pensione qesharake.
Jemi këtu në emër të intelektualëve që janë larguar nga qeveria. Jemi këtu ne emër të së ardhmes, e cila nuk mund të ndërtohet pa lirinë për të folur.
Jemi këtu ne emër të asaj që kemi ndërtuar dhe po shkatërrohet.
Ne në këtë godinë pritëm presidentin Bush. Në krah të kryeministrisë Berisha deklaroi, Shqipëria në NATO dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Mediu.

Të Fundit