Humbi gruan, mbeti vetëm me djalin 4-vjeçar – pas dhimbjes, hallet nuk kanë të mbaruar!

Vilson Gjata, një qytetar nga Tirana, tregon, se është banor në njësinë numër 4 dhe ka një djalë 4 vjec, që do, që ta regjistrojë në kopsht. Djali më parë rrinte me të ëmën, pasi ajo ishte në shtëpi. Por gruaja ndërroi jetë pas një aksidenti dhe tani Vilsoni kërkon, që të punojë, por nuk ka, ku të lerë djalin.

Vilsoni thotë, se është interesuar në kopshtin e Shkozës, por nuk ia kanë regjistruar. Për këtë rast, bashkë me Vilson Gjatën, iu drejtuam Drejtorisë së Përgjithshme të cerdheve dhe kopshteve, dhe Përgjegjësja e Sektorit të Kopshteve Larisa Haxhi, sapo u vu në dijeni, premtoi, që fëmija të regjistrohet e të nisë menjëherë kopshtin.

Të Fundit