STOP-EMISIONI 113(Sezoni 10) 6 Shkurt 2025-Per 9 dite qe kaloi afati i pageses se takses se makines, pagoi vitin 2 here.

Arben Gosturani tregon, se në datën 22 dhjetor 2024 kishte ditën për të paguar taksat e makinës, por nuk mundi të shkojë, për shkak të disa problemeve. U paraqit në 10 janar 2025 dhe i thanë, se duhet ta paguante dyfish, për shkak të 9 ditëve, që kishin kaluar. Pano Soko, ekspert ekonomie, shpjegon, se taksat parapaguhen dhe nuk mund të jenë për vitin paraardhës. Nëse viti kalendarik quhet nga janari deri në dhjetor, nuk ka asnjë kuptim, që të paguhet taksa për një vit, që ka kaluar.

Kryeministri Rama gjatë komunikimit të sotëm me qytetarët në rrjetet e tij sociale, e quaji omëlsinë Lulzim Basha. I pyetur për ish-rivalin e tij politik, Rama tha, se e ka marrë malli dhe ndjen nostalgji e përvëlim, sa herë ia kujtojnë.

Vilson Gjata, një qytetar nga Tirana, tregon, se është banor në njësinë numër 4 dhe ka një djalë 4 vjec, që do, që ta regjistrojë në kopsht. Djali më parë rrinte me të ëmën, pasi ajo ishte në shtëpi. Por gruaja ndërroi jetë pas një aksidenti dhe tani Vilsoni kërkon, që të punojë, por nuk ka, ku të lerë djalin.

Vilsoni thotë, se është interesuar në kopshtin e Shkozës, por nuk ia kanë regjistruar. Për këtë rast, bashkë me Vilson Gjatën, iu drejtuam Drejtorisë së Përgjithshme të cerdheve dhe kopshteve, dhe Përgjegjësja e Sektorit të Kopshteve Larisa Haxhi, sapo u vu në dijeni, premtoi, që fëmija të regjistrohet e të nisë menjëherë kopshtin.

Të Fundit