EMRI/ Shiste monopatina të vjedhura në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Brand” ku ka vënë në pranga 27-vjeçarin Niki Xara dhe ka sekuestruar rreth 80 monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura.

“Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin në pronësi të shtetasit Niki Xara, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia i ka vënë prangat 27 vjeçarit Niki Xara, banues në Tiranë i cili u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” ndërkohë që vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit