Kapet tutori i 16 brazilianëve në Tiranë, kishte bërë 200 mijë euro fitim

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë pasi akuzohet se kishte organizuar një rrjet prostitucioni me 16 shtetase të huaja në vendin tonë.

Policia thotë se 36-vjeçari me inicialet M.N prej një viti kishte arritur të rekrutonte 16 braziliane dhe kolumbiane, duke organizuar prostitucion në shtëpi me qira ditore. Nga ky aktivitet, ai kishte fituar plot 200 mijë euro në një vit

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort 1”.

Rekrutonte shtetase të huaja, për prostitucion, nëpërmjet faqeve online, shpallet në kërkim 36-vjeçari.

36-vjeçari kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

Procedohen penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

Sekuestrohen 7000 euro dhe 6 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi:

M. N., 36 vjeç, banues në Tranë.

Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit