Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar.
Përmes rrjeteve sociale dhe videove live, i riu kërcënonte dhe fyente një gazetaren e emisionit Stop, pasi me 6 janar transmetuam një denoncim të mbërritur në redaksinë tonë, për një skemë të mirëfilltë mashtrimi në rrjetin social tik tok, me thirrjen për mbledhje fondesh për një ndërhyrje shëndetsore për një fëmijë. Nik Kola ishte live në tik tok me nënën e fëmijës, Xhevahire Laci, duke kërkuar para në llogarinë gofund për Erjon Lacin.Ne sollëm një dëshmi, ku një shtetas pretendon, që Nik Kola i ka kërkuar, t’i gjejë një të sëmurë, për të hapur një llogari gofound, për t’i ndarë paratë përgjysëm.
Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare.”, njofton policia.