Një 12-vjeçar është kapur nga Policia e Kavajës duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë dhe një karikator me fishekë luftarak.
Falë informacionit të marrë nga qytetarët, policia lokalizoi dhe shoqëroi të miturin në fshatin Luz i Vogël. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur arma e zjarrit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Për këtë rast, është proceduar penalisht babai i të miturit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Policia po heton për të zbuluar burimin e armës që mbante 12vjeçari si dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në ngjarje të tjera.
12-vjeçari u lirua për shkak të moshës, ndërsa policia vijon hetimet.