Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës në Koman. Kanë qënë familjarët, të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.
Ata kërkojnë ndihmën e Policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.
Babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen Kiras të Shkodrës, u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se ka dyshime se personi që e kishte punësuar Edison Oruqin e la atë në një tokë të rrethuar me ujë dhe jo në destinacion pasi aty nuk arrinte varka.
Denoncimin në Polici për zhdukjen e Oruqit e ka bërë ndihmësi i tij në punën në ndërtim.