Elvira Tahiraj nga Vlora, me banim në Itali, ka kontaktuar redaksinë tonë, për një problem shumë të rëndë. Në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar një shtetase me emrin dhe mbiemrin e saj vrau bashkëshortin me sëpatë në Sarandë. Sipas denoncueses, pa asnjë verifikim, portale të ndryshme morën foton e saj, për t’ia bashkangjitur lajmit. Kjo histori alarmoi familjen dhe fisin e Elvirës dhe kjo e fundit la cdo punë dhe erdhi në Shqipëri.Në komisariatin e Vlorës, pasi e morën në pyetje për një orë e gjysmë, e përcollën duke i thënë, se të tilla gabime ndodhin.Profesori i departmentit të gazetarisë Zylyftar Bregu, shpjegon, se nuk ka asnjë ent rregullator, që kontrollon mediat online dhe në këtë situatë transmetohen lajme të pasakta, duke ulur nivelin e gazetarisë dhe besueshmërinë e këtij profesioni.
- +355 67 220 8888
- [email protected]