Në kuadër të hetimeve të kryera ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK ka ushtruar kontrolle në një ambient të përdorur nga galeria private e artit “Harabel”, ku bashkëthemeluese është bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Burime për media konfirmojnë se bëhet fjalë për një depo ku mbahen materiale të ndryshme për artistët, si bojra dhe materialet e tjera përkatëse.
Kontrolli është realizuar të martën nga agjentët e BKH me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Ky veprim nga ana e hetuesve vjen pas kontrolleve të ushtruar në muajin dhjetor në banesën e kryebashkiakut, ku me urdhër të prokurorit Ols Dado agjentët e BKH sekuestruan celularin e bashkëshortes Xoxa, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”.
Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.