Stop zgjidh ngërçin absurd: Gruaja e vdekur s’çregjistrohej për një shkronjë!

Në 2 janar transmetuam problemin e qytetarit Artan Koçi, i cili tregoi, se para një viti gruaja e tij, Rudina Koçi ndërroi jetë në Itali. Por, kur u bë cregjistrimi, në vend të ç-së, në mbiemër u shkruajt c, sepse italishtja nuk ka ç. Në njësinë numër 1, në Tiranë nuk i dhanë asnjë zgjidhje. Prej një viti e ndjera ka mbetur pa u cregjistruar.Gruaja e Artanit trajtohej me kemp, ndaj ne pyesim te Posta Shqiptare, zyra postare nr. 30, ku na thuhet, se kempi ka vazhduar 4 muaj pas vdekjes, por më vonë është ndërprerë, sepse nuk është rinovuar dokumentacioni.Ne mësuam, se Ministria e Brendshme ka dy udhëzime, njëri prej të cilëve kërkon, që për të ndjerën të saktësohet shkronja në Itali. Ndërsa i dyti parashikon zgjidhjen në gjykatë.Pas transmetimit, zgjidhja me gjykatë u shmang, pasi Ministria e Brendshme ia zgjidhi dhe e ktheu në kazus këtë rast.

Të Fundit