Aleko Dalla nga qyteti i Durrësit tregon, se në vitin 2024 i kanë prezantuar Elton Jahon, i cili tha, se punonte në Ministrinë e Bujqësisë dhe kërkonte të investonte në një stallë, sipas një fondi, që jepte Bashkimi Evropian. Fondi ishte 420 milionë lekë të vjetra dhe Elton Jaho do të merrte 25% të shumës. Premtoi, se do të legalizonte tokën për të cilën mori 1milionë e 500 mijë lekë. Më pas nxorri një problem me tokën dhe kërkoi edhe 1 milionë e 300 mijë lekë. Më pas kërkoi për veprime noteriale 60 mijë lekë. Deri tani 2 milionë e 860 mijë lekë të vjetra. Cdo gjë ishte në rregull vetëm, se Aleko duhet të priste.Ndërkohë, që stalla duhet të merrte rrugë, Eltoni i premtoi t’i fuste vajzën në punë, në bashkinë e Tiranës dhe kërkoi sërish 1 milionë e 200 mijë lekë, për të bërë disa “dhurata”. Meqë nuk po bëhej asgjë, qytetarit i filluan dyshimet dhe i kërkoi paratë mbrapsht.Elton Jaho premton, se do ia kthejë 5 milionë lekë, por njëherë i thotë, se i ka vdekur një i afërm e herën tjetër, se është sëmurë me tumor.Pas shumë peripecive, gazetarja e “Stop” arrin ta gjejë Elton Jahon shëndoshë e mirë, por ai sërish premtoi, se do të kthejë paratë, duke u larguar me taxi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]