Berisha: Besimplotë se PD do të arrijë fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me këshilltarët dhe qeveritarët vendorë të partisë, ka shprehur besimin se PD do të arrijë një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit 2023, kur, edhe në kushte të vështira, PD arriti të merrte 600 mijë vota dhe të fitonte disa bashki. Ai theksoi se, pavarësisht propagandës mashtruese të qeverisë dhe përpjekjeve për të eliminuar opozitën, shqiptarët e mbështetën PD-në.

“Edhe në kushtet më të vështira, pa financime dhe pa përfaqësim, PD arriti të marrë një rezultat të jashtëzakonshëm”, tha Berisha. Ai shprehu besimin se kjo forcë politike do të dalë më e fuqishme dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se është një moment historik për opozitën.

“Ndalem në këtë analizë më së pari për të shprehur bindjen time më të thellë se sot forca politike, e cila në ato kushte, shto edhe izolimin më të thellë, më të pamerituar, ia doli të marrë 600 mijë vota nga shqiptarët, në këto zgjedhje do jetë forcë politike e një fitoreje të thellë, e një fitoreje të merituar”, tha Berisha.

Të Fundit