Në gjyqin për grupin kriminal të “Plumbit të Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon dëshminë e tij.
Ai ka treguar se si arritit që të lirohej nga burgu në vitin 2014 pasi kishte qenë i arrestuar për vepra të tjera penale.
Dumani rrëfeu se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, ndërsa shtoi se ka patur ndihmë nga vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë së kohës.
“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhendri i vëllait të Nasipit që është mjek. Dhe një mjek ligjor. I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Më nxorrën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”.