2025: Pa Drita e Pa Pasaportë – Komedia e Radhës në Shqipëri!

Qytetari Branko Shatraj është paraqitur në redaksinë e emisionit Stop, pasi ka aplikuar për kartë identiteti dhe pasaportë dhe nuk po pajiset me to, pasi i thonë, se ka ndodhur një problem. Qytetarit fillimisht i thanë, se kur janë gjeneruar të dhënat nga regjistrat në regjistrin online, është bërë një gabim nga një punonjës. Por më pas shpjegimet dhe zgjidhja u bllokuan.Ne telefonuam punonjësen e gjëndjes civile në Bulqizë, e cila thotë, se nuk e di, ku qëndron tamam problemi, por me të po merret Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile.Në përgjigjen e email, qytetarit i thuhet, se aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti është pranuar dhe duhet të klikojë një link. Por faqja e Identitek është e padisponueshme online dhe duhet të rezervohet takim pranë zyrave.Telefonojmë zyrën e identitek në Bulqizë. Punonjësja thotë, se nuk ka drita.Qytetari u drejtua në Ministri të Brendshme për të pyetur për problematikën e tij, ku sërish i thanë, se do t’i kthehet përgjigje me email.Por në fakt në përgjigje thuhet vetëm, se janë angazhguar për zgjidhje.Pasi Zyra e bashkëqeverisjes pranë kryeministrit mësoi ndërhyrjen tonë, qytetari u thirr dhe problemi u zgjidh.

Të Fundit