Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka tentuar të ngacmojë një vajzë 24-vjeçare. Ai ka arritur që t’i futet vajzës në banesë, ndërsa policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij një armë të ftohë.
Efektivët e komisariatit Nr.6, arrestuan në flagrancë F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M., polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë.