Kremtohet Krishtlindja! Mesha në katedralen ‘Shën Pali’ dhe ‘Ngjallja e Krishtit’! Imzot Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Në Tiranë mesha e ‘Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha nisi në orën 23:00 (24 dhjetor) dhe u ndoq nga mijëra besimtarë. Ndërsa besimtarët ortodoksë kremtuan meshën paraditen e sotme në katedralen “Ngjallja e Krishti”.

Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj që drejtoi meshën për besimtarët katolikë në Katedralen e Shën Palit përcolli edhe mesazhin e tij për Krishtlindje.

Duke theksuar se ky vit Jubile është cilësuar si vit i shpresës, Dodaj tha se shoqëria duhet të përqëndrohet te edukimi i brezave të tij.

“Kemi nevojë t’i edukojmë brezat e ri tek shpresa sepse janë të shpërqëndruar nga gjërat e kota, nuk dinë të shoihin gjërat e bukura.

Kush nuk ka shpresë nuk ka familje, nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë me fenë e Zotin”,-tha ai.
Jo vetëm në Tiranë, lindja e Jezu Krishtit u kremtua me atmosferë festive e mesha në të gjitha qytetet e vendit. Qytetarët urojnë përmes Report Tv për më shumë shëndet , harmoni e mbarësi.

“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë, vetëm paqe dhe harmoni.

Gëzuar të gjithë shqiptarëve, sa më shumë mbarësi për të gjithë”, thonë shqiptarët.
Festimet e Krishtlindjes përkojnë edhe me vitin jubile. Krishtlindja konsiderohet si një nga festat më të bukura, ku përkujtohet lindja e Jezu Krishtit, birit të Perëndisë, i cilësuar si shpëtimtari i njerëzimit. Simbol i saj është pema e Krishtlindjes, ndërsa në këtë ditë nuk mungojnë as dhuratat dhe gatimet tradicionale.

Ndersa besimtarët ortodoksë kremtuan sot në mëngjes meshën e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Qindra besimtarë morën pjesë në meshë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u mbajt mesha edhe në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë.

Të Fundit