Zjarr në Kullën Eiffel, evakuohen turistët

Një alarm është dhënë në Kullën Eifel pasi një zjarr shpërtheu në një nga ashensorët e atraksionit më të famshëm në Paris.

Zjarri u shua, por filloi paniku pasi 1200 turistë brenda Kullës Eifel u detyruan të evakuoheshin.

Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka rënë në një bosht ashensori mes katit të parë dhe të dytë.

Hetimet paraprake nga zjarrfikësja tregojnë se zjarri ka filluar kur një pajisje pranë një kablloje ashensori është mbinxehur. Vihet re se atraksioni i njohur turistik pret mesatarisht 15,000 deri në 25,000 vizitorë çdo ditë.

Të Fundit