Irinda Shala, vajza e ciftit Shala, e birësuar 6 muajshe dhe avokatja e saj Nertila Qordja denoncojnë, se të moshuarit me probleme të shëndetit mendor, u grabitën në vitin 2015 nga nipi, Emil Babameto.Ajla përfitoi në atë kohë rreth 100 milionë lekë kompesim me vendim nga Strasburgu, si pronare e tokës së ish-ambasadës kineze. Nipi, duke abuzuar me gjendjen e tyre mendore, i futi në sherr me vajzën Irindën, duke nxjerrë pretendimin, se ajo nuk ishte bijë gjaku. Ai mori ciftin e moshuar Shala, e coi në bankë, duke thënë, se banka do të falimentonte e duhet t’i merrnin lekët në shtëpi. Ajla dhe Silvio bashkë me nipin, Emilin i tërhoqën paratë, që i mori ky i fundit. Irinda, vajza e ciftit, bëri denoncim në Prokurori, por prokurori, që kishte dosjen, e pushoi cështjen me justifikimin, se cifti i kishte tërhequr vetë paratë nga banka.Në vitin 2018, pasi Ajla Shala kishte dy vjet, që kishte ndërruar jetë, Emil Babameto fut në sherr Silvion me vajzën, duke shfrytëzuar sëmundjen e tij mendore, pas së cilës ai merrte mbeturina e i fuste në shtëpi. Emili i hoqi ilacet Silvios, që të rëndonte situatën dhe ta manipulonte atë.Irinda 28 vjecare, që nuk kishte dijeni, që ishte e birësuar shkon të punojë si mësuese anglishteje në Kinë dhe i moshuari mbeti plotësisht në dorë të nipit, Emilit, i cili i mori gjithë pasurinë. Në vitin 2020 nipi, Emili, ndërroi jetë nga covidi.Bashkëjetuesja e tij, Elda Dedja, ditën e vdekjes, përmes një prokure, që i jepte të drejtë të administronte pronat e firmës, që të ndjerit Babameto, kaloi pasuritë në emër të saj dhe të bijës, përfhsirë apartamentin e Silvio Shalës.Përmes një tjetër deklarate, ajo i merr të moshuarit pensionin. Në këtë kohë apartamenti i Silvios digjet dhe ky i fundit cohet në azil shtetëror.
- +355 67 220 8888
- [email protected]