Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë tonë, pasi në vitin 2014 ka fituar gjyqin për një pronë dhe nga ky vit vendimi nuk është ekzekutuar. Në muajin mars nëpërmjet një personi, takohet me avokatin Bledar Paheshti, i cili në fillim u prezantua si përmbarues e më pas avokat dhe firmosi një kontratë, sipas të cilës, ai merrte përsipër të ekzekutonte vendimin e gjykatës. Për këtë avokati kërkoi 20 mijë euro. Në fillim do të kryhej pagesa 10 mijë euro, të cilën qytetarja e kreu dhe po priste ekzekutimin e vendimit. Avokati filloi ta sorrollaste, derisa u zhduk e ndryshoi dhe numrat e kontaktit. Nga mesazhet mes avokatit dhe klientes, duket, se mbrojtësi ligjor e ka shtyrë vazhdimisht vendimin për javën tjetër, pa e ekzekutuar kurrë.Vjollca telefonon ndërmjetësen, që e lidhi me avokatin Paheshti, por ajo tërhiqe, duke mos marrë asgjë përsipër.Nga informacionet që ne kemi siguaruar, rezulton, se në momentin e nënshkrimit të kontratës avokati Paheshti nuk ka pasur licensë, pasi ka qenë i pezulluar nga Dhoma e Avokatisë. Vetëm në provimin e nëntorit të vitit 2024 e ka rimarrë licensën.
Me rastin e festave, një mace ka gjetur një lojë të re argëtuese. Ajo, duke parë pemën e zbukuruar të Krishtlindjes, ka nisur të fshihet nën pemë.
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë, tregon, se familja Murga përbëhet nga 4 anëtarë, nëna e sëmurë dhe 3 fëmijëët e rritur me probleme të shëndetit mendor. Ata jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra e prej vitesh nuk kanë as energji elektrike. Një qytetar, i quajtur Arben, i sjell ushqim cdo ditë e kështu mbijeton familja Murga.Ne vemë në lëvizje njësinë numër 8, Dritan Dangon me stafin, si dhe shërbimin social shtetëror rajonal dhe OSHEE-në. Ardi Kola nga OSHEE tha, se nëse bëhet një akt-marrëveshje, familjes mund t’i lidhen dritat. Por debia është 5 milionë lekë dhe duhet të paguhen dy vite, që të realizohet kjo marrëveshje.Ne i bëjmë pagesën fillestare, i sjellim dritat dhe i cojmë edhe ndihma ushqimore nga Fundjavë ndryshe.