Opozita do të protestojë sot në orën 17:00 në Tiranë në kuadër të mosbindjes civile. Opozitarët kanë paralajmëruar se do të bllokohen disa rrugë të kryeqytetit.
Mësohet se akset që do të bllokohen do të jenë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rrethrrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Willson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Ditën e djeshme, kryedemokrati Sali Berisha ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë të mosbindjes civile.
“Të gjithë qytetarët e mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit. Ju, keni epërsi të madhe, sepse gjatë këtyre 3 viteve ua keni bërë radiografinë dhe i keni nxirë para të gjithë shqiptarëve hajduta, ashtu siç janë”, deklaroi Berisha.
Kreu i demokratëve e konsideron këtë protestë “mosbindjen civile më të fuqishme që ka parë Tiranë ndonjëherë”