Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se si do të funksionojë programi i fermave në shkolla
Rama theksoi se me anë të këtij programi fëmijët do të kuptojnë se “domatja nuk prodhohet në TikTok”.
Kryeministri shtoi se do t’i mundësojë nxënësve që të jenë më afër realitetit.
Edi Rama: Programin e fermës në shkollë e kemi nisur, është program më i gjerë se sa një baçe dhe po shkojmë të mbjellim, por program i prodhimit dhe shitjes së produkteve që fëmijët të kuptojnë se domatja nuk prodhohet në TikTok, që puna nuk bëhet në TikTok, dhe që marrëdhëniet nuk janë të TikTok, por të jetës reale.
Ministria e Mbrotjes dhe Policia e Shtetit do të kenë program dedikuar fëmijëve, është e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka që fëmijët ti lidhim me jetën reale, të rritur duhet t’ia dërgojnë jetën reale para syve.
Është një moment që na jep shumë arsye për të çuar më tej shumë punë.