Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se i vodhën një personi në rrugë çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare.
Sipas njoftimit të policisë P. C., 39 vjeç dhe A. N., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër, janë arrestuar pas kallëzimit të bërë nga një 45-vjeçar, se dy persona i kishin vjedhur në rrugë, çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.