Denoncimi që ndryshoi gjithçka: Pedagogët e duhur në degën e Mekanikës

Në mes të nëntorit transmetuam problematikën e mungësës së pedagogëve të lëndëve të caktuara në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Një student tha, se në degën Mekanikë e impianteve industriale dhe bujqësore, po zhvillohen lëndë, që s’kanë lidhje me degën, ku studiojnë dhe pedagogët nuk janë për këtë degë. Në vend të mësojnë për makinat, studentët mësojnë për shtëpitë e për ndërtimet.Nëpërmjet një videoje të regjistruar në klasë, pedagogia Blerta Gërmënji pranoi, se nuk ka lidhje lënda me degën, por kështu është vendosur nga drejtuesit.Pedagogu Justim Mihani jep Vizatim Inxhinierik dhe Cad, por sipas studentëve, mësohet për shtëpitë. Rezarta Cara jep teknologji materiale, por për ndërtim, ndërsa Blerta Gërmënji jep elektrikën.Ne kërkuam ta verfikonim këtë situatë, por asnjë nuk ishte në universitet, as përgjegjësja e departamentit, as dekania dhe as rektori.Pas transmetimit tonë, studenti denoncues na dërgon një mesazh, ku na thotë, se problematika u zgjidh. Në degën e Mekanikës kanë shkuar pedagogët përkatës dhe tashmë bëjnë mësim të rregullt vetëm nxënësit, që i përkasin asaj dege.

Të Fundit