STOP-EMISIONI 79(Sezoni 10) 19 Dhjetor 2024-Ngel tre here ne provimin per drejtor, po mban peng konkurimin.

Jemi në fshatin Shkafanë në Durrës në shkollën 9 vjecare “Xhelal Shtufi”, pasi drejtoresha Elena Durmishi ka rezultuar jokaluese në 3 raunde provimi në shkollën e drejtorëve, e për pasojë, nuk duhet të ishte drejtuese e këtij institucioni. Por ajo vetë gënjën, duke thënë, se e ka filluar shkollën e drejtorëve në shtator të këtij viti. Ne u drejtuam në Drap Durrës ku na thonë, se zonja Durmishi, sapo të mbaroje riorganizimi i Drap Durrës dhe të bëhen konkurset, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në konkurim dhe do ketë drejtor të ri sipas procedurave. Pas kësaj, shkojmë në shkollën 9 vjecare “Rexhep Mezini”, ku drejtori Altin Dervishi, vetë i komanduar prej 1 viti, ka vënë si nëndrejtoreshë zonjën Laureta Kulla. Në takimin me drejtorin, ky i fundit u përpoq të gënjejë, por në fund pranoi, që nuk ka kërkuar një datë për konkurs për këtë pozicion. Këtë problematikë e adresuam në Drap Durrës, ku na u premtua verifikim i situatës dhe na u komunikua, se do të ketë konkurs për pozicionin e drejtorit.

Në Tiranë u mblodh sot në takimin e përvitshëm Këshilli koordinues i diasporës. Kryeministri Rama u shpreh, se falë këtij këshilli, është bërë shumë punë. Rama tha, se kjo strukturë ka qenë “pain in the as”, por kjo “dhimbje koke”, ka qenë në nder të qeverisë.

Në mes të nëntorit transmetuam problematikën e mungësës së pedagogëve të lëndëve të caktuara në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Një student tha, se në degën Mekanikë e impianteve industriale dhe bujqësore, po zhvillohen lëndë, që s’kanë lidhje me degën, ku studiojnë dhe pedagogët nuk janë për këtë degë. Në vend të mësojnë për makinat, studentët mësojnë për shtëpitë e për ndërtimet.Nëpërmjet një videoje të regjistruar në klasë, pedagogia Blerta Gërmënji pranoi, se nuk ka lidhje lënda me degën, por kështu është vendosur nga drejtuesit.Pedagogu Justim Mihani jep Vizatim Inxhinierik dhe Cad, por sipas studentëve, mësohet për shtëpitë. Rezarta Cara jep teknologji materiale, por për ndërtim, ndërsa Blerta Gërmënji jep elektrikën.Ne kërkuam ta verfikonim këtë situatë, por asnjë nuk ishte në universitet, as përgjegjësja e departamentit, as dekania dhe as rektori.Pas transmetimit tonë, studenti denoncues na dërgon një mesazh, ku na thotë, se problematika u zgjidh. Në degën e Mekanikës kanë shkuar pedagogët përkatës dhe tashmë bëjnë mësim të rregullt vetëm nxënësit, që i përkasin asaj dege.

Të Fundit