Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar duke ecur me një bastun.
Pas daljes nga gjykata, Kryemadhi tha se është vrarë duke bërë palestër.
“Ju e dini që unë bëj palestër shumë dhe kam vrarë pak gjurin, meniskun. Por edhe më pëlqen pak se është trend”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit.