U kapën me 1kg kokainë të pastër, flasin të rinjtë në gjykatë: E kemi për përdorim vetjak

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në burg për dy të rinjtë, Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën disa ditë më parë në Tiranë me 1 kilogram kokainë.

Gjatë seancës gjyqësore, të dy të rinjtë kanë pretenduar se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar. Megjithatë, kërkesa e mbrojtjes për një masë sigurie më të butë u refuzua nga gjykata, e cila ka vendosur që të dy të qëndrojnë në qeli.

Sejrani dhe Manushi u kapën në flagrancë me kokainën ndërsa udhëtonin me një mjet luksoz në kryeqytet. Dyshohet se ata shisnin kokainën tek grupet e të rinjve, por edhe tek figura të njohura, megjithëse kjo mbetet për tu verifikuar nga Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria disponon edhe dy celularët e të rinjve, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

Sipas policisë se Tiranës droga rezulton e një cilësie tepër të lartë dhe ka dyshime se pasi te përzihej dhe shtohej në volum, do të shitej në doza, cka do ti sillte 270 mijë euro përfitim kriminal.

Të Fundit