“SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin”, Dumani në Kuvend: Kemi nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera

Kreu i SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës.

“SPAK nuk mund të luftojë i vetëm, ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera, me qëllim të jemi të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit. Beteja kundër korrupsionit është një përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore. Vazhdojmë të jemi të përkushtuar, në dobi të një shoqërie më të drejtë”, tha Dumani.

“Një shtyllë e suksesit të Prokurorisë së Posaçme ka qenë bashkëpunimi kombëtar. Në fokusin tonë ka qenë krimi i organizuar që janë gjetur dhe zyrtarë që janë korruptuar. Nga viti 2020 deri në 2023 kemi krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore, nga 25 që janë aktive, me 10 që janë krijuar në vitin 2023. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe me shumë prokurori të BE-së, por edhe të rajonit. Vitin e fundit i është kushtuar vëmendje e veçantë të forcimit të bashkëpunimit me prokuroritë e rajonit, duke theksuar se kemi marrëdhënie mjaft të mira me prokuroritë e Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ndër të tjera Dumani.

Të Fundit