Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga ”arresti shtëpiak” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një prononcim për media avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se me vendimin e sotëm ish-kryeministri është i lirë dhe mbi të nuk ekziston asnjë masë sigurie.
“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Prej sot është i lirë.
SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, tha ai.