Arrestohet personi që vodhi “Range Rover-in” që u përdor në atentatin e Dobraçit

Personi që kishte vjedhur më 17 prill të këtij viti makinën tip “Range Rover Sport” në Durrës që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në Dobraç të Shkodrës raportohet se është arrestuar.

Prangosja e tij tij është mbajtur e fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin se mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes. Raportohet se autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e atentatit në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime.

Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen. Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.

Të Fundit