Helm në Shishe: Skandali i Vajit të Ullirit ‘Bio’ me 50 Mijë Lekë për Bidon!

“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një cmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapo prodhuar, me një numër të lartë të interesuarish. Emisioni “Stop” kontaktoi me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra vaj.Pas Pas porosisë, vaji na erdhi me postë.Me emrin e kësaj firme nuk gjetëm asgjë në QKB, por përvec kësaj, iu drejtuam një laboratori privat për ta analizuar produktin.Profesor Sokol Abazi, ekspert në analiza kimike, shprehet, se produkti, që ne blemë, nuk është vaj ulliri. Sipas tij, produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë cdo standardi, madje i rrezikshëm.Ne lamë takim me prodhuesin e këtij vaji, Alush Agalliu, i cili këmbënguli, se produktin e ka të cilësisë së lartë.Në bashkëpunim me policinë e shtetit, u bë i mundur arrestimi i Agalliu dhe u shpall në kërkim djali i tij. Në banesën e tyre në fshatin Tapi, ata përzienin vajra të ndryshëm dhe produkte të panjohur.Gjatë aksionit u sekuestruan mijëra sasi lëndë vajore e papërcaktuar, mijëra litra vaj kikiriku, pajisje për etiketat postare , 29 milionë lekë dhe mijëra euro, që dyshohet, se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme dhe e rrezikshme. Babë e bir akuzohen për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.Nga ana tjetër eksperti i agronomisë,Dritan Kolleshi, dhe prodhuesit Elsion Doko dhe Kudret Sado, argumentojnë, se cmimi i vajit të ullit nuk mund të dalë 500 lekë të vjetra.

Të Fundit