Përgjimet SKY ECC/ Arrestimi i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, pagesa 11 mijë euro me flori nga Çopjat

Një operacion i befasishëm policor është duke u zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se deri tani janë vënë në pranga dy ish-gjyqtarë.

Bëhet fjalë për ish-gjykatësen Pajtime Fetahu, e cila ishte me masën “arrest në shtëpi”, me akuzat për lidhjet e saj me bandat kriminale në këtë qytet.

Po ashtu, raportohet se është arrestuar edhe ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu.

Ky aksion është në vijim të kontrolleve të disa banesave dhe bizneseve gjatë ditës së djeshme në Elbasan, të cilat dyshohen si baza të Suel Çelës, i konsideruar si një prej “kokave” të krimit në vend. Mësohet se një prezencë e madhe e forcave të policisë ndodhet në qytet, ndërsa mbetet e paqartë nëse kanë rënë në gjurmët e tij.

Kujtojmë se emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu doli në dosjen “Plumbi i Artë 2”. Ajo dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.

 

Jo pak herë emisioni “Stop” ka denoncuar gjyqatren Pajtime Fetahu, madje kjo e fundit dhe e ka kërcënuar gazetarin e “STOP”

Të Fundit