SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha.
Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”.
Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”.
Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.
Për momentin nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.