STOP-EMISIONI 60(Sezoni 10) 22 Nentor 2024-Cudia, femijet luajne ne fushen e shkolles, prinderit bejne drite me celular.

Në redaksinë tonë ka ardhur një video nga fëmijët e shkollës 9 vjecare “Vasil Shanto”, ku duket fusha sportive pa drita, dhe vetë fëmijët, që kërkojnë dritat.

Dy prej mësuesve të tyre, shprehen, se prej 4 vjetësh ky terren është i tyre. Por në janar 2024 e mori shoqata “Pro Talents Tirana” dhe Vilson Kasaj iu tha, që të dilnin jashtë. Mësuesit tregojnë, se i dhanë 600-1 milionë lekë në muaj që të rrinin, por pas njëfarë kohe, ai i nxorri sërish jashtë.Mësuesit thonë, se Vilson Kasaj ka shkelur pikën 9 të kontratës, duke e marrë vetë në përdorim, por duke ia dhënë me qira të tretëve.Fëmijët luajnë në këtë terren cdo të martë, të enjte dhe të shtunë pa drita.Prindërit mundohet t’u bëjnë dritë më celularë.Madje në vend ka shkuar edhe policia, për t’i nxjerrë jashtë. Me heqjen e dritave nuk janë dëmtuar vetëm fëmijët, që luajnë, por edhe ata të shkollës “Vasil Shanto”, që nuk kanë zhvilluar lëndën e Edukimit fizik.

Sot është dita e Kongresit të Manastirit, tashmë festë zyrtare në Shqipëri.Në këtë Kongres u vendos, që alfabeti shqiptar të ishte me germa latine,gjë që vendosi orientimin përfundimtar të Shqipërisë. Ne kemi pyetur qytetarët për këtë ngjarje, duke i vënë edhe të thonë alfabetin përmendësh, apo të tregojnë, sesa zanore e bashkëtingëllore ka alfabeti.

Për problemin e mungesës së dritave në fushën sportive të shkollës “Vasil Shanto”, ne kontaktuam me zotin Vilson Kasaj, i cili flet për ndryshime në kontratë. Por sipas tij, derisa cështja të zgjidhet, fëmijët do të kenë drita.

Për problemin në fjalë, vemë në dijeni përgjegjësin e menaxhimit të fushave sportive në Bashkinë e Tiranës, Trëndafil Brati, i cili shpjegon, se Vilson Kasaj ka marrë një leje kontratë për fushën. Aktiviteti i tij do të verifikohet, nëse ka zbatuar rregullat. Ndërsa profesorit tjetër do t’i jepet një terren sportiv po aty afër, dhe fëmijët do të kenë drita, derisa cështja të zgjidhet në mënyrë përfundimtare.Pas ndërhyrjes së “ Stop”, dritat vijnë dhe fëmijët falenderojnë për zgjidhjen.

Të Fundit